TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Duket se pandemia e Covid ka ‘pushtuar’ institucionet arsimore.
“Panorama” raporton se në Elbasan katër mësues në shkollën “Onufri” rezultojnë pozitiv, ndërsa katër të tjerë janë futur në karantinë dhe po presin përgjigjet e tamponit.
Po ashtu mësohet se të infektuar me koronavirus janë edhe 15 nxënës në shkolla të ndryshme të qytetit të Elbasanit.
Në Elbasan prej 72 orësh nuk ka dalë asnjë rezultat tamponi.
Në Peqin dhe Cërrik prej një jave nuk ka tamponë për të kryer tek personat që janë me simptomat e Covid 19
Sipas burimeve zyrtare nga Cërrik dhe Peqini personave të dyshuar me Covid u jepet mjekim dhe përcillen në banesat e tyre dhe u rekomandohet karantinimi.
Deri tani në Elbasan janë konfirmuar 457 raste me Covid. Ndërsa në gjithë Shqipërinë nga fillimi i pandemisë janë infektuar 22.300 persona.