TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhet plagosja e 34-vjeçarit në Fier, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë.
Dy persona, të identifikuar si Armir Budini dhe Juljan Mahmutaj janë vënë në pranga, pasi akuzohen për moskallëzim krimi.
Ndërsa dy të tjerë, Ilir Borici dhe Fatmir Krasniqin, janë shpallur në kërkim pasi dyshohen si autorët e plagosjes.
Si nisi sherri i para dy netëve? I plagosuri, 34 vjeç me inicialet M.M., është përfshirë në një debat me Boricin.
Ky i fundit, ka nxjerrë armën dhe në bashkëpunim me Krasniqin, e ka qëlluar në këmbë 34-vjeçarin, duke e lënë të plagosur.
Dy të tjerët, Budini dhe Mahmutaj, kanë qenë në vendin e ngjarjes, por kanë fshehur krimin.
Mahmutaj dhe Baboci janë emra të njohur për Policinë e Shtetit.
I pari ka qenë dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike, ndërsa Baboci është dënuar më herët për armëmbajtje pa leje. 34-vjeçari i plagosur ndodhet ende në spital, pasi po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet dhe dokumentohet plagosja me armë zjarri e ndodhur 2 net më parë në Fier.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, shpallen në kërkim 2 autorët e dyshuar të plagosjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 03.11.2020, ku si pasojë mbeti i plagosur lehtë në këmbë me armë zjarri, shtetasi M. M., 34 vjeç, arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. B., 44 vjeç banues në Fier, për veprën penale “Moskallëzim krimi”; J. M., 36 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” (I dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike). Gjithashtu u shpallën në kërkim, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, shtetasit I. B., 44 vjeç (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje) dhe F. S.(K)., banues në Fier, dhe po punohet për kapjen e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 Shkurti”, Fier, pas një konflikti për motive të dobëta midis shtetasit I. B. dhe M. M.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.