AKTUALITET, 5 Nëntor 2018, 14:51

Kosovari bie në pranga në kufi, ishte në kërkim për vrasje

Kosovari bie në pranga në kufi, ishte në kërkim për

Një shtetas kosovar është arrestuar sot, me qëllim ekstradimin në Austri. Sipas një njoftimi nga Policia, shtetasi Skëndër Dekaj, është arrestuar në Morinë pasi rezulton në kërkim prej vitit 2017 për veprën penale të vrasjes.

“Gjykata e ST.POLTEN/Austri me Vendimin Nr.1/1, datë 27.07.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga neni 75 i Kodit Penal Austriak”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

NJOFTIMI I PLOTË

Arrestohet një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasja”.

Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij, në shtetin Austriak.

Shërbimet e Stacionit të Policisë kufitare në Morinë, në dalje bënë ndalimin e shtetasit kosovar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konrektisht;

– Skënder Dekaj, vjeç 61, banues në Istog-Kosovë.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit, ky shtetas rezultoj në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena Austri, rishikuar më datë 22.08.2017 .

Gjykata e ST.POLTEN/Austri me Vendimin Nr.1/1, datë 27.07.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga neni 75 i Kodit Penal Austriak.

Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Austriak, si dhe u referuan materialet për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.