AKTUALITET, 16 Prill 2020, 09:10

Koronavirusi shkakton 134,669 viktima në të gjithë botën, mbi dy milionë njerëz të infektuar

Koronavirusi shkakton 134,669 viktima në të gjithë botën,


COVID-19 është ende një kërcënim për botën. Deri më tani në të gjithë globin rezultojnë të infektuar 2,084,022 persona dhe kanë humbur jetën 134,669 të tjerë.

Ndërsa, 510,690 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19.

Kina, e cila është e vendi ku u përhap për herë të parë COVID-19 është ende në luftë me këtë virus. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 46 raste të reja me COVID-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 3,342.

SHBA është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave. Në këtë shtet deri më tani kanë humbur jetën 28,554 persona dhe 644,348 të tjerë janë të infektuar.

Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. 21,645 qytetarët kanë humbur jetën në Itali dhe në Spanjë janë shënuar 18,812 viktima.

Vendi i katërt në botë për numrin e viktimave është Franca. Në këtë shtet janë shënuar 17,167 viktima. Situata paraqitet më mirë në Gjermani, pasi atje kanë humbur jetën 3,804 qytetarë.

Po kështu, COVID-19 është përhapur shumë edhe në Ballkan. Çdo ditë rritet numri i të prekurve në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Greqi.

Në Shqipëri janë infektuar 494 persona dhe 25 pacientë kanë humbur jetën. Numri i të shëruarve në vendin tonë ka shkuar në 251.