AKTUALITET, 16 Prill 2020, 09:03

Bilanc tragjik në SHBA, ja sa viktima shkaktoi koronavirusi në 24 orët e fundit

Bilanc tragjik në SHBA, ja sa viktima shkaktoi koronavirusi në 24


Tjetër rekord të zi ka shënuar koronavirusi në Shtetet e Bashkuara në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, që i referohen mediat e huaja, brenda 24 orësh në SHBA është shënuar një numër i madh viktimash.

Sipas universitetit Johns Hopkins në 24 orët e fundit, janë regjistruar 2.569 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në SH.B.A. në 28,326 – më i lartë se çdo vend tjetër.

Numër i lartë është edhe ai i publikuar për personat e infektuar me koronavirus.

Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë për koronavirus 30172 persona, duke e çuar në 644.348 numrin e përgjithshëm të të prekurve.