AKTUALITET, 26 Prill 2020, 20:51

Koronavirusi/ Nju Jork raporton sërish rënie në numrin e viktimave, Guvernatori: Rihapja e shtetit…

Koronavirusi/ Nju Jork raporton sërish rënie në numrin e

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha se niveli i vdekjeve ka rënë në shtet, me 367 viktima të shtunën krahasuar me 437 që u raportuan të premten.

Ai tha se shkalla e transmetimit, si dhe shkalla e vdekjes, do të diktojnë se si dhe kur do të rihapet shteti.

Cuomo shtoi se, t’i kërkosh publikut të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë të pacaktuar pa asgjë për të bërë gjatë verës, do të ishte e pamundur.