AKTUALITET, 26 Prill 2020, 17:05

Rëndohet bilanci në Greqi, shkon në 134 numri i të vdekurve nga koronavirusi, ndërron jetë 60-vjeçari

Rëndohet bilanci në Greqi, shkon në 134 numri i të vdekurve

Është rënduar sërish bilanci i viktimave nga koronavirusi në Greqi. Mësohet se, ka ndërruar jetë një tjetër pacient i infektuar, duke e çuar në 134 numrin total të viktimave.

Mediet greke raportojnë se pacienti ka ndërruar jetë pak më parë në klinikën private “Taxiarchai”, ku u zbuluan raste positive me koronavirus javë e kaluar.

Raportohet se, viktimë është një burrë 60-vjeçar dhe është viktima e katërt nga kjo klinikë private. Pacienti 60-vjeçar ka pësuar një pneumoni dhe shok septik, për shkak të koronavirusit.