TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një ambulancë është përplasur me një makinë tip “Benz”.
Ngjarja ndodhi në unazën e plazhit, ku mësohet se, për fat të mirë nuk ka patur viktima nga përplasja, ndërsa ambulanca po transportonte një të sëmurë drejt spitalit të qytetit.
Në automjetin “Benz”, me targë AA 582 FH, gjendeshin pesë persona, ku prej tyre vetëm njëri ka dëmtime në pjesën e fytyrës por është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa personeli shëndetësor dhe i sëmuri nuk patën dëmtime.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.