TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e shtunë, Serbia ka dërguar katër avionë me pajisje mjekësore, ku përfshiheshin, doreza, maska dhe kostume mbrojtëse, drejt Italisë. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili është shprehur është në mbështetje të Italisë në këto kohë ku ajo po përballet me krizën më të madhe në historinë e saj.
Po ashtu presidenti ka njoftuar se pas dy ditësh do të nisen edhe dy aeroplanë të tjerë me pajisje mjekësore drejt shtetit europian, që tashmë është një nga shtetet më të prekura nga Covid-19.
“Ne do të fitojmë së bashku! Kurajo Itali! Serbia është me ju,” shkroi Vuçiç në njërën nga kutitë e pajisjeve para se të ngarkohej në një aeroplan.
Vucic ka thënë se vitin e kaluar Italia ishte partneri i dytë më i madh tregtar i Serbisë pas Gjermanisë.
“Në rrugën e saj drejt Evropës, Serbia gjithmonë kishte ndihmë nga Italia,” tha Vuçiç, duke përmendur se gjatë përmbytjeve shkatërruese në 2014, Italia ishte një nga vendet e para që dërgoi ndihmë. ”Kjo është mundësia jonë për t’i falënderuar”- ka thënë ai.
Serbia deri më tani ka raportuar 7.483 raste të personave të infektuar me koronavirus dhe 144 vdekje.