AKTUALITET, 26 Prill 2020, 18:16

Optimizëm në Itali, ulet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Optimizëm në Itali, ulet ndjeshëm numri i viktimave nga

Ulet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Itali.

Sipas Zyrës së Mbrojtjes Civile, numri i vdekjeve ka qenë 260, dita më e ulët që prej 14 marsit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 26,644.

Numër të lartë ka pasur edhe sa u përket të shëruarve plot 1808 në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm në 64,928.

Të prekurit e rinj kanë rënë me 33 persona nga dje, ku sot kishim 2324 të prekur.

Sa i përket numrit të rasteve aktive është 106,103 persona. Numri i personave që janë në gjendje kritike ka shkuar në 2009.