TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Numri i pacientëve të shtruar në spital nga koronavirusi në Wuhan, në qytetin kinez ku shpërtheu pandemia ka rënë në zero.
Pacienti i fundit, i cili ishte në gjendje të rëndë u shërua ditën e premte, 24 prill, dhe doli nga spitali. Kështu ka bërë me dije, Mi Feng, një zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinës.
Në tërë krahinën e Hubejit, rastet e infeksionit, shpjegoi ai, kanë rënë në 50 dhe asnjë rast i ri nuk është regjistruar në dy javët e fundit.
Ndërsa në Kinë në 24 orët e fundit u regjistruan 11 raste të reja, por asnjë rast vdekje. Rastet e reja në Kinë janë më shumë të importuara nga jashtë. Në Kinë, sot u bënë 11 ditë që, asnjë person nuk ndërron jetë nga koronavirusi.