TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, ka komentuar masat e marra nga qeveria shqiptare në këtë kohë pandemie të koronavirusit.
Vasili shprehet se, qëndrimi i qeverisë dhe i Edi Ramës personalisht ndaj Covid-19 është tërësisht joprofesional.
“Qëndrimi i kryeministrit është orientuar nga interesi politik i ditës dhe absolutisht fare nga pandemia. Ju e dini, se OBSH ka kërkuar testim, testim, testim të gjerë. Edi Rama refuzoi publikisht, dhe tha se nuk ka nevojë fare për strategji të tillë, por do ndjekim strategji të ngjashme me atë të Zvicrës, e cila teston njerëzit mbi 65 vjeç e kjo është tha ai, strategjia më e mirë për ne.
Koha nuk i dha të drejtë në asgjë, situata u bë krejtësisht kaotike. Rama mbajti qëndrim aprofesional, duke bërë të kundërtën e OBSH-së. Të gjitha organizatat ndërkombëtare kanë këmbëngulur për përdorim masiv të maskave”, tha Vasili.
Petrit Vasili theksoi se, Edi Rama ka bërë të kundërtën e asaj që do shkenca, kurse ka shtuar se, masat kanë qenë represive, duke dëmtuar qytetarin shqiptar ekonomikisht dhe psikologjikisht.
“Edi Rama ka imponuar karantinë mirëfilli politike. Çfarë kuptimi ka nga ana shëndetësore, shtet rrethimi i fundjavës, që në disa orë vendosen disa masa. Mos do të thotë se virusi nuk përhapet në ata orë? Edi Rama zgjodhi të kundërtën e asaj që donte shkenca. Kjo kërkonte marrje masash korrekte në përputhje me pandeminë. Rama madje tha se ka bërë kurimin më të mirë të pandemisë. Kur Rama ishte më i miri i botës, ç’do i pyeste shkencëtarët gjermanë?
Pas gjashtë javësh pyeti gjermanët dhe ekspertët? E kush janë këta ekspertë? Të gjithë këta janë ilegalë. Konkluzionet e nxora nga Rama janë të papranueshme për pandeminë. Ai nuk kërkoi asnjë mendim ekspertësh. Shqipëria duke qenë e vogël mund të aplikonte metoda tepër të mira, por ka bërë masa që i kanë shkatërruar psikologjikisht dhe ekonomikisht qytetarët”, vlerësoi Vasili.
https://www.facebook.com/petritvasil/videos/325108308465545/