TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia në Moutiers të Francës ka vënë në pranga një të ri shqiptar, të akuzuar për trafikim droge. Në një komunikatë për media policia bën të ditur se: Nga kontrolli i kryer në Moutiers në fund të Shtatorit 2018 nga xhandarmëria dhe qentë e skuadrës PSIG, u vu re se një fuçi kishte lëndë narkotike.
Më pas në saj të hetimeve policia mundi të arrijë të zbulojë ekzistencën e një grupi të organizuar i cili vepronte në disa zona të Parisit si dhe në Moutiers e Tarentaise. Por pas këtyre hetimeve më 22 Janar policia në saj të një operacioni bastisi vendbanimin e trafikantëve.
Pjesë e grupit ishte edhe një shqiptar, i cili gjatë momentit të arrestimit kishte me vete 80 gram heroinë dhe gati 900 euro. Nga kërkimet e mëtejshme u zbuluan edhe 230 gram kokainës, 600 gram kanabis dhe 1000 euro, raportojnë mediat franceze.
Në një seancë gjyqësore të mbajtur pasditen e 24 Janarit shqiptari u dënua me dy vjet burg. Pas përfundimit të dënimit ai do dëbohet drejt Shqipërisë.
Ndërsa dy të arrestuarit e tjerë nga Parisi janë lënë në paraburgim. Identitetet e të arrestuarve nuk janë bërë të ditur.