AKTUALITET, 29 Janar 2019, 09:14

Prokurori i antimafias në Tiranë

Prokurori i antimafias në Tiranë

Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Antimafias në Itali organizon sot konferencën “Mjetet në luftën kundër krimit të organizuar: Masat parandaluese pasurore dhe masat brenda sistemit te burgjeve në eksperiencën italiane”.

Në këtë konfercë, e cila do të zhvillohet në mjediset e MD do të marrin fjalën Ministrja Gjonaj, Prokurori i Antimafias itaiane Federico Cafiero De Raho, ambasadori i BE, Luigi Soreca, ndërsa ekspertët italiane të antimafias do të flasin për përvojën e tyre veçanërisht në zbatimin e sistemit “41 bis”.

Po sot Ministrja Gjonaj dhe prokurori i antimafias italiane De Raho do të përurojnë sallën e re operative të Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve ku është instaluar sistemi i kamerave që do të monitorojë 24 orë në ditë burgjet në vend.