TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkimi Evropian do të përballet me 27 Brexit, nëse emigracioni nuk trajtohet si prioritet në zgjedhjet evropiane të majit 2019. Kështu deklaroi sot ish-kryeministri italian, Enrico Letta, duke paraqitur në Bruksel një seri propozimesh për këtë pjesë.
Drejtuesi i Institutit ”Jacques Delors”, i cili drejtoi qeverinë italiane mes prillit 2013 dhe shkurtit 2014 u shpreh mes tjerash dhe iu bëri thirrje forcave politike antievropiane që në programet e fushatave të mos heqin temën emigratore, që ka përfshirë prej vitesh kontinentin e vjetër.
“Emigracioni ishte një çështje e dorës së dytë në zgjedhjet e 2014, ndërsa ishte qendra e gjithçkaje që ndodhi gjatë legjislaturës që pasoi”, u shpreh Letta duke prezantuar një raport të qendrës së reflektimit me titull “për një politikë evropiane për azilin, emigracionin dhe lëvizshmërinë”.