AKTUALITET, 29 Janar 2019, 09:30

Zbardhet raporti dymujor, deputetët fitojnë deri në 6 milionë lekë. Kush kryeson listën

Zbardhet raporti dymujor, deputetët fitojnë deri në 6

Deputetët përbëjnë një nga kategoritë më të paguara në Shqipëri. Ndërsa në vend paga mesatare llogaritet të jetë mbi rreth 45 mijë lekë të reja, të zgjedhurit tanë në Kuvendin e Shqipërisë arrijnë të sigurojnë të ardhura mesatarisht 6 herë më të mëdha.

Kështu, ndonëse paga bruto shkon në vetëm 155 mijë lekë në muaj, ata arrijnë të sigurojnë të ardhura edhe një herë më shumë nga pagesa për karburantin, dietat, telefonia e një sërë benefitesh të tjera që u jep statusi i deputetit. Kuvendi ka publikuar të ardhurat e deputetëve për muajit nëntor dhe dhjetor dhe ku rezulton se në total një deputetët për dy muaj ka arritur të marrë deri në 560 mijë lekë të reja.

Pra, një shumë rreth 10 herë më e madhe sesa është paga mesatare në vend. Deputetët që kanë siguruar të ardhurat më të mëdha janë ata që janë dhe më të rregullit në pjesëmarrjen në komisione dhe seanca plenare, ndërsa marrin edhe pagesa për qira dhe qëndrime në hotele.

Më të paguarit

Listën e deputetëve me më shumë të ardhura e kryesojnë deputetët socialistë, të cilët kanë qenë dhe më korrektët në pjesëmarrjen e tyre në jetën parlamentare. Listën e kryeson pikërisht deputeti i qarkut të Korçës, Ilir Xhakolli, i cili ka arritur të marrë në dy muaj plotë 600 mijë lekë të reja neto, ose nga 300 mijë lekë çdo muaj. Kjo është shuma që Xhakolli ka futur në xhep, pasi më parë i janë hequr taksat dhe sigurimet shoqërore. Në këtë shumë të ardhurat kryesore janë nga karburanti, dietat, qiraja, telefoni, pasi paga neto në dy muaj arrin në vetëm 230 mijë lekë të reja në muaj.

Pas tij, deputeti që ka siguruar më shumë të ardhura është deputeti i qarkut të Vlorës, Edmond Leka. Ai ka marrë afro 570 mijë lekë të reja dhe ashtu si Xhakolli, edhe ai ka siguruar më shumë të ardhura nga dietat, telefonia dhe karburanti.

I treti në listën e deputetëve më të paguar është deputeti i qarkut të Fierit, Anduel Xhindi, me plot 545 mijë lekë të reja neto dhe lista vazhdon me disa deputetët tjerë si Erion Braçe, Ilir Pendavijnji, Robert Botri etj., të cilët kanë siguruar mbi 500 mijë lekë të ardhura.

Opozita

Ndonëse morën pjesë vetëm në dy seancat e fundit të dhjetorit, deputetët e opozitës kanë arritur që edhe pa qenë prezentë në shumicën e jetës parlamentare të sigurojnë të ardhura të konsiderueshme për nëntorin dhe dhjetorin.

Kjo për faktin se mosprania në Kuvend nuk ndalon pagesën për telefonin, karburantin apo qiratë e ndryshme. Ndaj pavarësisht se bojkotuan aktivitetet parlamentare, deputetët e opozitës kanë arritur të marrin të ardhura, që shkojnë mesatarisht në 300 mijë lekë në dy muaj apo rreth 1.5 milionë lekë në muaj. Deputetët opozitarë që kanë arritur të sigurojnë më shumë të ardhura në këto dy muaj janë Gent Pollo dhe Luçiano Boçi, të cilët kanë futur në “xhep” mbi 400 mijë lekë secili.

Ndërkohë që ndër deputetët me më pak të ardhura në këto dy muaj sipas raportit të Kuvendit renditen kryetari i PD-së Lulzim Basha, deputeti Agron Shehaj si dhe deputeti Andon Frrokaj.

Të ardhurat e deputetëve për muajt nëntor dhe dhjetor 2018

1 Agron Çela 392206 lekë

2 Adelina Rista 487356 lekë

3 Albana Vokshi 3891180 lekë

4 Aldo Bumçi 368867 lekë

5 Anastas Angjeli 423135 lekë

6 Andrea Marto 487356 lekë

7 Antoneta Dhima 499356 lekë

8 Anduel Xhindi 534606 lekë

9 Bashkim Fino 433731 lekë

10 Besnik Baraj 423763 lekë

11 Blerina Gjylameti 409763 lekë

12 Bujar Çela 463356 lekë

13 Dashamir Shehi 323951 lekë

14 Edi Paloka 305458 lekë

15 Edmond Spaho 344044 lekë

16 Erion Braçe 514138 lekë

17 Ervin Bushati 427763 lekë

18 Evis Kushi 484760 lekë

19 Fatmir Mediu 307108 lekë

20 Fidel Ylli 397517 lekë

21 Flamur Noka 301821 lekë

22 Florion Mima 301821 lekë

23 Genc Pollo41 2212 lekë

24 Gent Strazimiri 327573 lekë

25 Gramoz Ruçi 452570 lekë

26 Ilir Xhakolli 589356 lekë

27 Ilirjan Pendavinji 521356 lekë

28 Jorida Tabaku 307610 lekë

29 Klodiana Spahiu 489356 lekë

30 Kejdi Mehmetaj 328894 lekë

31 Luan Rama 297311 lekë

32 Luan Duzha 436760 lekë

33 Luçiano Boçi 400874 lekë

34 Monika Kryemadhi 368187 lekë

35 Musa Ulqini 421135 lekë

36 Nard Ndoka 429504 lekë

37 Oerd Bylykbashi 336046 lekë

38 Paulin Sterkaj 403731 lekë

39 Perparim Spahiu 306294 lekë

40 Pjerin Ndreu 516676 lekë

41 Rakip Suli 434067 lekë

42 Robert Bitri 536608 lekë

43 Sadri Abazi 332138 lekë

44 Sali Berisha 323195 lekë

45 Taulant Balla 421840 lekë

46 Tom Doshi 345578 lekë

47 Ulsi Manja 432187 lekë

48 Vangjel Dule 456038 lekë

49 Vangjel Tavo 466680 lekë

50 Vasilika Hysi 341668 lekë

51 Xhemal Qefalia 419763 lekë

52 Edmond Leka 569356 lekë

53 Dhurata Çupi 265726 lekë

54 Xhevit Bushaj 547356 lekë

55 Petrit Vasili 410150 lekë

56 Adnor Shameti 419354 lekë

57 Agron Shehaj 231044 lekë

58 Alket Hyseni 435931 lekë

59 Almira Xhembulla 485356 lekë

60 Andon Frrokaj 273080 lekë

61 Arben Pëllumbi 432240 lekë

62 Arben Kamami 439210 lekë

63 Bardh Spahia 359502 lekë

64 Bledar ?uçi 424181 lekë

65 Elena Xhina 450760 lekë

66 Edlira Bode 498814 lekë

67 Edmond Haxhinasto 310294 lekë

68 Elisa Spiropali 413731 lekë

69 Elona Hoxha 393763 lekë

70 Endri Hasa 304311 lekë

71 Endrit Brahimllari 270283 lekë

72 Enkelejd Alibeaj 240833 lekë

73 Ervin Salianj 290833 lekë

74 Fadil Nasufi 549356 lekë

75 Fatbardha Kadiu 337621 lekë

76 Fatmir Velaj 452106 lekë

77 Flamur Golemi 437085 lekë

78 Floida Kërpaçi 323573 lëkë

79 Gjetan Gjetani 300929 lekë

80 Grida Shqina 323757 lekë

81 Halim Kosova 248323 lekë

82 Hekuran Hoxhalli 306294 lekë

83 Ilir Beqaj 364822 lekë

84 Ilir Ndraxhi 443784 lekë

85 Ismet Beqiraj 437731 lekë

86 Isuf ?elaj 290337 lekë

87 Izmira Ulqinaku 451544 lekë

88 Jurgis ?yrbja 447784 lekë

89 Klevis Balliu 343541 lekë

90 Klotilda Bushka 384138 lekë

91 Lindita Metaliaj 406888 lekë

92 Lorenc Luka 381554 lekë

93 Luan Harusha 519356 lekë

94 Luan Baçi 392186 lekë

95 Lulezim Basha 285570 lekë

96 Myslim Murrizi 290331 lekë

97 Nadire Meçorapaj 349689 lekë

98 Nasip Naço 278368 lekë

99 Nora Malaj 299364 lekë

10 0Nuri Belba 430760 lekë

10 1Orjola Pampuri 323573 lekë

10 2Reme Lala 423731 lekë

103 Roland Xhelilaj 476454 lekë

104 Romeo Gurakuqi 392006 lekë

105 Rrahman Rraja 421784 lekë

106 Rudina Hajdari 331940 lekë

107 Sadi Vorpsi 411763 lekë

108 Sezai Rrokaj 316936 lekë

109 Tatiana Nurçe 461356 lekë

110 Tritan Shehu 392487 lekë

111 Valentina Duka 316936 lekë

112 Viktor Tushaj 440827 lekë

113 Vilma Bello 503083 lekë

114 Vullnet Sinaj 449731 lekë

115 Xhemal Gjunkshi 308331 lekë

116 Eglantina Gjermeni 420700 lekë

117 Klajda Gjoshaj 328894 lekë

118 Milva Ikonomi 414159 lekë

119 Mimi Kodheli 387630 lekë

120 Eduart Shalsi 527635 lekë

121 Emonela Felaj 441134 lekë

122 Lefter Koka 363972 lekë

123 Edmond Panariti 343541 lekë

124 Dritan Bici 431430 lekë

125 Silva Caka 278368 lekë

126 Astrit Veliaj 258743 lekë

127 Spartak Braho 443784 lekë

128 Fatmir Xhafa 318523 lekë.