AKTUALITET, 29 Janar 2019, 10:11

Vala e acarit mbërrin në SHBA, temperatura polare

Vala e acarit mbërrin në SHBA, temperatura polare

Një valë e madhe me ngrica priten në Midwest në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me temperatura që shkojnë nga 20-30 gradë nën zero.

Ndërsa Donald Trump ironizon për ndryshimet klimatike: ’Në Midwestin e bukur, temperatura ekstreme -60, më të ftohtat e të gjitha kohërave. Askush nuk mund ti rezistojë këtyre temperaturave. Çfarë po ndodh me Global Waming? Kthehu shpejt, kemi nevojë për ty’, komenton Trump në Twitter, duke ju referuar ngrohjes globale.

Tweeti i presidentit përmban edhe një gabim. Në vend të Global Warming, Trumpi ka shkruar ‘Global Waming’.