TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është zbuluar vendndodhja e grabitësit të bankës së nivelit të dytë në Gjirokastër.
Burime për Fax News bëjnë me dije se policia e ka pikasur vendodhjen e tij nga lokacioni i antenave dhe komunikimet që ky i fundit ka kryer, dyshohet të jetë në zonën e Kurveleshit.
Grabitja u krye rreth mesditës së djeshme, ndërsa shuma që u mor mësohet se ishte 5 milionë lekë të vjetra.
Policia deklaroi se ka bërë të mundur identifikimin e tij, po për arsye hetimi nuk e ka publikuar emrin.
35-vjeçari ishte i veshur me rroba ushtarake dhe me maskë në momentin kur ka kryer grabitjen.
Vetëm në muajin e parë të këtij viti janë sulmuar disa bankomate në Urën Vajgurore, Vorë dhe në Bulqizë, ndërsa dje u grabit banka në Tepelenë.