TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I akuzuar si ish-sigurims me pseudonimin “Venusi” kreu i KLP-së Bujar Sheshi merr një tjetër vendim.
Mësohet se sot anëtari i KLP-së ka kallëzuar Autoritetin e Dosjeve në Prokurori për “falsifikim të dokumenteve”.
Autoriteti i Dosjeve deklaroi një ditë më parë se për Bujar Sheshin janë gjetur disa dokumente të tjera, në arkivin që nuk është pranë këtij institucioni. Sipas këtij institucioni, ka fakte kontraktiktore për Bujar Sheshin, dhe ku në disa dokumente rezulton se është ai është rekrutuar në moshë të mitur.
“Për rastin në fjalë, nga administrimi i dokumentacionit që disponojmë dhe nga verifikimet e kryera në fondet arkivore të cilat përmbajnë dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, të cilat ruhen në godina të ndryshme, shumë larg nga zyrat aktuale të AIDSSH, u ndeshëm me ekzistencën e dokumenteve kontradiktore për sa i takon të dhënave për shtetasin Bujar Sheshi, si dhe me faktin e njohjes me dokumentin e tërheqjes në bashkëpunim të shtetasit Bujar Sheshi në moshë të mitur (nën 18 vjeç).
Në këtë kontekst, u zhvillua dhe procesi i riverifikimit, përmes Drejtorisë së Gjendjes Civile, të gjeneraliteteve të shtetasit Bujar Sheshi (kontradiktore me të dhënat e shënuara në Formularin e Aplikimit nga vetë z. Sheshi)”, thekson Autoriteti I Dosjeve.
Më tej thuhet se: “Për sa i takon deklaratave apo insinuatave të krijuara nga mediat apo përfaqësues të partive politike, deklarojmë me bindje se vonesa në përgjigjen e Autoritetit për Prokurorinë e Përgjithshme, kurrsesi nuk është e lidhur në mënyrë absolute me qëllim zvarritjen e këtij procesi, por ajo ka qenë e lidhur drejtpërdrejt me argumentet e sipërcituara dhe me nevojën për nivel sa më të lartë ligjshmërie dhe standard transparence”.