AKTUALITET, 28 October 2026, 10:53

Konflikti për borxhin 3 milionë lekë, detaje nga plagosja në Tiranë. 22-vjeçari në spital, autori shpallet në kërkim

Konflikti për borxhin 3 milionë lekë, detaje nga plagosja në

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e 22-vjeçarit, Elvis Zirka të regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Medar Shtylla” në Tiranë. 

Autori i ngjarjes, Sokol Zeka, sipas informacioneve nga policia i kishte një borxh Zirkas. Fillimisht mes tyre ka pasur një konflikt dhe më pas situata është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të lidhet me një konflikt të mbartur jashtë vendit, për shkak të borxhit.

I plagosuri e ka marrë plumbin në pjesën e këmbës, jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në Spitalin e Traumës.

Ndërkohë, 28-vjeçari është shpallur në kërkim nga Policia, e cila vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.