TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, zbuloi se njerëz afër Veliajt marrin pjesë në protestat kundër qeverisë.
Abilekaj tha se është e qartë që Veliaj është kundër Ramës, por ka shumë pak mundësi ta sfidojë apo rrezikojë, në kushtet ku gjendet në burg.
"Është e qartë që te fjalia e parë, që protesta studentore nuk është fundi i botë, por fundi i një bote është për Ramën. Shohim njerëzit e Veliajt të afërt që janë në protestë. E kemi parë edhe herë tjetër që ka folur për çështje që nuk i pëlqejnë Ramës. Veliaj e ka treguar se është një nga ata që presin të ikë Rama. Nuk e di se sa punojnë. Në protestë ka njerëz. Mundohet që në Bashki të krijojë një pavarësi që të mos e ndihmojë Ramën në zgjedhjet lokale. Por kushtet e tij për ta sfiduar nga burgu janë shumë të vështirë.
Mendoj se më shumë se kjo, Rama ka krijuar shumë armiq, i ka asgjësuar deri në pikën që të mos e kërcënojnë. Një armik i Ramës, si Veliaj apo ndonjë tjetër, nuk themi dot se është rrezik potencial për Ramën.
Nëse ke bashkëpunuar me Ramën dhe e di se çfarë ka bërë Rama, nuk mund ti shuash ato vite dhe të kesh kartën morale për ta sulmuar", tha ndër të tjera Abilekaj.