TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeinspektori dhe ish deputeti demokrat, Dash Sula deklaroi se Partia Demokratike jo vetëm që do të humbasë sërish zgjedhjet në vitin 2029, por edhe do të shkrihet si parti.
“Partia Demokratike, fatkeqësisht, është e dënuar. Si një i dënuar me 10 vjet heqje lirie, pa të drejtë lirimi me kusht. 2019-2029 është dënimi dhe do më kujtosh. Edhe në 2029 ka për të humbur Partia Demokratike”, tha Sula në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli.
“Do të shkrihen. Fatkeqësi është, por do të shkrihen. Do më kujtoni”, shtoi Sula.
Dorian Teliti, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, iu përgjigj: “Miku im Dashi, duhet të kuptosh diçka dhe duhet ta kuptojë edhe kryeministri Edi Rama, që nuk është mirë të flasësh as për kolegët, as për ish-kolegët. Se po të lexoj mesazhet që më kanë ardhur për atë që kryeministri ka thënë për ty, nuk mbaron emisioni deri nesër.