AKTUALITET, 27 October 2026, 23:07

Shehaj i ashpër me paketën fiskale të qeverisë: Do të ketë më shumë taksa dhe më shumë informalitet

Shehaj i ashpër me paketën fiskale të qeverisë: Do të

Agron Shehaj, kryetar i partisë “Mundësia” , u shpreh ashpër në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, për paketën e fiskale që ka propozuar qeveria dhe projektbuxhetin e vitit 2027. Ai tha se do te ketë më shumë taksa, por edhe më shumë informalitet në ekonomi.

"Rama është i vetmi kryeminisër në botë që mburret me madhësinë e buxhetit, dhe thotë se sivjet do të kemi 10 miliardë euro, pra që do të thotë se janë rritur taksat, se me to mbushet buxheti. E dimë ku përfundojnë këto para, në xhepat e kryeministrit, që do të marrë një përqindje.

Çfarë kuptohet këtu? Kush ka lidhje politike nuk i paguan. Në 2021 kur doli lista e pagave dhe ngaqë më akuzonin se i kisha pagat e ulëta, pashë se pagat mesatare të punonjësve të oligarkëve ishin qesharake, me deklarime fiktive sepse taksat për këta nuk vlejnë.

Kryeministri vetë, kur nuk i pëlqeu një herë pyetja e gazetarit, i tha ty nuk ti paguan pronari sigurimet. Pra qeveria vendos se kush e zbaton dhe kush nuk e zbaton ligjin.

Këta mund të bëjnë ndryshime sa të duan, por efekti është tjetër. Mund të thonë që nga tatami mbi dividentin do të marrin 30 e ca milionë euro, por biznesi mund të mos e shpërndajë. Të gjitha ato biznese që e kishin pragun 10 milionë kujdeseshin të mos e kalonin dhe tani do të rritet informaliteti.

Nuk do të rrisë të ardhurat, do të rrisë informalitetin për të mos thënë për çmimet e shportës nga 20 në 6 për qind se nuk ka më njerëz që hanë bukë dhe fasule dhe një tregtar shet shumë artikuj ku do të pasqyronin taksat e rritura të qeverisë.

Më shumë taksa, më shumë informalitet”- tha Shehaj.