TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në Vizion Plus, ka folur për propozimet fiskale të qeverisë. Ai i quajti pabesi ndaj biznesit, pasi Ministri i Financave tre ditë më parë, kishte siguruar bizneset se nuk do të kishte rritje taksash.
Gazetari tha se papritur bizneseve u mbërriti një email që lajmëronte rritjet e taksave pa konsultim, ndërkohë që tha se Ministria e Financave nuk ka një rol por ka shërbyer si korrier dhe se nuk dihet kush i ka bërë ndryshimet.
"Hera e parë që ka ndodhur në Shqipëri që taksat rriten fshehurazi. Ka një Këshill Tatimor që prezantohen masat, është organ këshillues me anëtar të biznesit dhe të qeverisë që diskutojnë për paketën fiskale. Para 3 ditësh është bërë mbledhja, i është shpërndarë komunitetit të biznesit një paketë e rreme fiskale, pa rritje taksash. Përfaqësuesit e bizneseve e kanë parë. Ministri i Financave u ka deklaruar nuk do të kemi asnjë ndryshim, përveç këtyre që u kemi shpërndarë, që ishin disa korrigjime të karakterit procedurial. Mbrëmë në 10 të darkës, nga Ministria e Financave është shpërndarë me email, paketa e re fiskale dhe aty shpjegohej se kemi bërë disa ndryshime, ndërkohë që paketa ishte kthyer përmbys, ishin rritur taksat.
Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të rriten taksat në këtë formë.
Tre ditë më parë qeveria të thotë nuk ka rritje dhe pastaj të prezantojë paketë që jo vetëm bën rritje taksash masive, deri 150 mln euro në vit, por bëhet në këtë mënyrë, pa konsultim.
Tjetra, këtë paketë nuk e ka bërë Ministria e Financave. Nuk dihet se kush e ka bërë. Ministrisë së Financave i ka shkuar, ka ardhur nga Kryeministria. Se kush e ka bërë? Jemi një vend ku ministri i financave nuk bën politikën e taksave, mbi bazën e analizave dhe studimeve, bën thjesht rolin e korrierit që i vjen zarfi dhe ia shpërndan biznesit", deklaroi Tomorri.