AKTUALITET, 28 October 2026, 10:30

Aksident tragjik në Fushë Prezë, makina përplas për vdekje 58-vjeçarin

Aksident tragjik në Fushë Prezë, makina përplas për

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 05:45 në Fushë Prezë.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi E. Xh., 35 vjeç, dyshohet se, teksa drejtonte automjetin, ka përplasur një këmbësor, shtetasin S. A., 58 vjeç. Si pasojë e përplasjes, 58-vjeçari ka humbur jetën.

Ndërkohë, me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale nga organet kompetente, për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit. Hetimet vijojnë për dokumentimin e ngjarjes.

“Tiranë-Rreth orës 05:45, në Fushë Prezë, shtetasi E. Xh., 35 vjeç, dyshohet se me automjetin që drejtonte ka përplasur shtetasin S. A., 58 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën. Me shtetasin E. Xh. po kryhen veprimet procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë.