TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta komentoi deklaratën e bujshme të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili foli për një konflikt të mundshëm me Kosovën.
Në një përgjigje të shkurtër, Kreu i Shtetit tha se të gjithë duhet të mësohen të jetojnë me Kosovën si shtet i pavarur, qoftë në Serbi apo vendet e tjera, qoftë në Shqipëri, për ata, që sipas tij, nuk e kanë ende të qartë këtë gjë.
“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë përgjigjen prej kohësh, çdo pretendimi të ngritur nga ata që ju ka ngelur ora para 20 vitesh.
Të gjithë duhet të mësohen të jetojnë me Kosovën si shtet i pavarur, jo vetëm në Serbi e vende të tjera, por edhe në Shqipëri, për ata që nuk e kanë të qartë”, tha Meta.