AKTUALITET, 13 Nëntor 2020, 11:43

E quajti mbetje organike të papërpunueshme, Berisha i “dhuron” një kartolinë Ramës: Njeriu që nuk heq halën nga goja

E quajti mbetje organike të papërpunueshme, Berisha i


Një ditë pasi kryeministri Edi Rama shpërtheu në akuza vulgare ndaj ish-kryeministrit Berisha, duke e quajtur atë mbetje organike të papërpunueshme, ka reaguar ky i fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Berisha ka publikuar një fotomontazh, të cilën e quan kartolinë për Ramën.

Edhe Berisha në komentin e fotos, nuk ka kursyer akuzat dhe ofendimet ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Një kartolinë me plot materie organike të patretshme për njeriun që nuk heq halën nga goja nga mëngjesi gjer në darkë!!”, shkruan Berisha.