AKTUALITET, 13 Nëntor 2020, 11:14

20 vjeçarja ndërroi jetë pas lindjes, reagon spitali i Gjirokastrës: Pati komplikacione të rënda, foshnja mbijetoi

20 vjeçarja ndërroi jetë pas lindjes, reagon spitali i


Spitali i Gjirokastrës ka reaguar për 20 vjeçaren e cila ndërroi jetë pas lindjes së foshnjës.

Në reagimin zyrtar bëhet me dije se e reja pas operacionit, “ka pasur komplikacione të rënda dhe me gjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë”.

Pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen.

Reagimi i spitalit:

Spitali Rajonal i Gjirokastrës i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e të ndjerës, 20 vjeçares me inicialet K.M., e cila është trajtuar në këtë spital mbrëmjen e djeshme.

Menjëherë sapo është paraqitur në spital 20 vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjen e saj shëndoshë e mirë.

Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikalcione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë.

Pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen.

Spitali i Gjirokastrës siguron qytetarët që stafi i kualifikuar i spitalit tonë është në shërbim 24/7 për pacientët.