AKTUALITET, 13 Nëntor 2020, 11:01

“Parandaloni përhapjen e COVID-19”, Ministria e Shëndetësisë: Respektoni masat!

“Parandaloni përhapjen e COVID-19”, Ministria e


Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale në kuadër të situatës pandemike në të cilën ndodhet vendi ka bërë thirrje për më shumë kujdes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministria kërkon respektimin e distancimin social, masat e higjenës dhe vendosjen e maskave mbrojtëse në çdo ambient jashtë banesës.

Ndër të tjera në apelin e tij kërkon dizinfektimin e objekteve që prekim dhe duhet të shmangim shtrëngimin e duarve.

“Parandaloni përhapjen e COVID-19

Respektoni distancimin social, masat e higjenës dhe vendosjen e maskave mbrojtëse në çdo ambient jashtë banesës.

Dezinfektoni objektet që prekni dhe shmangni shtrëngimin e duarve.

Mbroni shëndetin dhe mos e ulni asnjë moment vigjilencën për zbatimin e rregullave me qëllim frenimin e përhapjes së infeksionit”, shkruan ministria.