AKTUALITET, 13 Nëntor 2020, 12:39

“Rama është bërë i neveritshëm për shqiptarët”, Vasili: Landfill psiqik, të erdhi fundi!

“Rama është bërë i neveritshëm për


Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të kryeministrit Edi Rama në emisionin Open.

Ndërsa e quan kreun e qeverisë “landfill psikik”, Vasili thotë se Rama tashmë është bërë i neveritshëm për shqiptarët.

Sipas Vasilit, Kryeministri Edi Rama është një i paaftë dhe sharlatan, të cilit i ka ardhur fundi.

POSTIMI:

KM ose Landfilli psiqik perballe profesionisteve!

Neveritshem i dale nga shinat e mendjes,fëlliqshem ha jetet e njerezve!

Neveritshem KM eshte leshuar neper ekrane dhe me jarge dhe spërkla histerie mëton te mbyse kedo nuk thote ate qe i do qejfi atij.

Me te neveritshem individ shqiptaret nuk kane pare.

Nje individ i paafte, i pa bosht dhe i pa mendim, qe mbledh copa fjalesh, cerek frazash dhe pasi i qep me perin e cmendur te trurit te shkaterruar, kete zhele psikotike e hedh neper ekrane, banaqe mediash dhe portale si shperthim ujrash te zeza.

Mbi mjeke e profesioniste bien zhelet e llumit te injorances se ketij sharlatani, qe ngrehoset si gjeli mbaje plehut dhe u krenohet te veteve e u thote: ” jua rregulloj une qejfin atyre”.

Kush eshte ky e kush jane ata?

Ata jane profesioniste qe kane derdhur jeten energjite e mendjes dhe te trupit nje kauze qe ja kane dedikuar jeten e tyre dhe ne fund kane fituar nje titull te madh: Profesionist.

Ndersa ky eshte nje landfill psiqik perversitetesh, nje gjysmak qe s’ndrin ne asgje, pa asnje strukture mendimi, qe urren shkencen dhe shkencetaret, nje inkuizitor i peshtire i cdo mendimi qe buron nga dija.

Thjesht kemi perballe nje njeri qe shendeti dhe vdekjet nga Pandemia nuk i thone asgje, vetem karrigia ere urine e tij, qe do ta mbaje me cdo kusht ky eshte qellimi i vetem.

Fati i ketij sharlatani eshte pa kthim dhe asnje gulcime histerie nuk ndryshon gje, thjesht i shkaterron mushkerite e pakta qe i kane mbetur.

Por demaskimi i ketij mostre duhet kthyer ne mision, qe askurre më dhe askush te mos guxoje te neperkembe profesionistet, qytetaret, gazetaret a kedo qe gezon lirine per te shprehur ate qe mendon pa i marre leje kujt.

Landfill psiqik te erdhi fundi….!