TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ka publikuar mesazhin e një mësueseje e cila ankohet se në shkollën ku ajo punon nuk është marrë asnjë masë dhe nuk është kryer asnjë dezinfektim edhe pse aty kanë rezultuar raste me Covid-19.
Referuar mesazhit të publikuar nga ish-deputeti, në këtë shkollë kanë rezultuar me koronavirus drejtoresha, një mësuese dhe pas tetë ditësh ka marrë përgjigje pozitive një tjetër punonjëse.
Postimi i plotë:
Shkollat vazhdojnë të jenë nën pushtetin e pandemisë.
Mësuesë të infektuar, ambjente të padezinfektuara, mosgjurmim rastesh, neglizhim testimesh për mësuesit, turne pa fund, kaos mësimor, mungesë e mjeteve elementare anti-covid.
Kjo është panorama e vërtetë e shkollave sot, përtej ilustrimeve mashtruese.
Mësues, nxënës e prindër të braktisur në ditët më të vështira nga shteti i tyre!