TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia italiane zbardh detaje te reja nga aksioni dhe ndjekja ne det e nje gomoneje plot me 2.5 tone marijuanë qe u kap ne Brindizi dhe bashke me te u arrestuan 4 skafiste shqiptare.
Mediat italiane raportojne sot se ne pranga u vune shqiptaret B. M. 40 vjec; H. X, 30-vjec; R. B. 30 vjeç dhe C. S, 37-vjec.
Operacioni, i njëzetë i këtij lloji në Otranto u krye naten e se henes, teksa policia pikasi gomonen 10 metra te gjate me dy motore te fuqishem. Menjehere u sinjalizua roja bregdetare per perforcimi dhe ne ndihme erdhi nje helikopter qe nisi ndjekjen nga ajri.
Te gjendur perballe kesaj situate, teksa ndiqeshin nga deti dhe ajri shqiptaret filluan te hidhnin ne det ngarkesen me droge.
Policia i bllokoi pas disa kohe ndjekjesh. Pas kontrollit u be me dije se ne gomone ishin 105 pako me marijuanë dhe 10 pako të tjera qe ishin hedhur ne det. Ne total ishin 2517 kg dhe ne treg llogaritet te kapte shumen 20 milione euro.