AKTUALITET, 28 Qershor 2018, 10:36

Breshëri plumbash në Kinostudio, shënjestra e sulmit me armë dy vëllezërit Mumajesi

Breshëri plumbash në Kinostudio, shënjestra e sulmit me armë

Detaje të tjera janë zbuluar lidhur me përplasjen me armë të ndodhur mesnatën e kaluar në zonën e “Kinostudios” në kryeqytet. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se objektiv i pëplasjes kanë qenë dy vëllezërit Rivelino Mumajesi, 36 vjeç, dhe Juxhin Mumajesi, 24 vjeç.

Të dy këta persona ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i plagosuri i tretë Ibrahim Durollari, 28 vjeç, po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.