TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia Italiane ka arrestuar në Milano 29 persona, shumica italianë, tre afrikanë dhe 1 shqiptarë për përfshirje në dy organizata droge, e para që synonte trafikun ndërkombëtar të kokainë dhe e dyta shpërndarjen në zonë.
Policia italiane ka arritur të zbuloi furnizuesit, që importojnë kokainë nga Kosta Rika.
Hetimi u përqendruar fillimisht në grupin kriminal të kryesuar nga vëllezërit Cilione, Pietro dhe Giuseppe, që nëpërmjet njerëzve të tyre i siguronin konsumatorëve të shumtë kokainë për një shërbim të pandërprerë nga 10-24 orë në 7 ditë të javës.
Organizata kriminale u shpërbë praktikisht nga një sërë arrestimesh kohët e fundit, si dhe të një korrieri, që ishte thelbësor në zbulimin e një tregu më të madh siç ishte importimi i sasive të mëdha të drogës nëpërmjet kontenierëve me ananas.
Hetimet u përshkallëzuan në momentin kur një shpërndarës i bandës u vra me armë zjarri në Kosta Rika, pasi dy persona me motor i zbrazën një karikator të tërë, si hakmarrje për humbjen e dy ngarkesave me drogë.TPZ.AL