AKTUALITET, 3 Tetor 2018, 14:06

Meta takohet me senatorin Gary Peters

Meta takohet me senatorin Gary Peters

Kryetari i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Senatin Amerikan, Senatori Demokrat Gary Peters, priti në takim Presidentin Ilir Meta.

Kreu i Shtetit falënderoi Senatorin Peters për lidershipin e tij në Senatin e SHBA në dobi të forcimit të miqësisë me Shqipërinë dhe për mbështetjen e tij për komunitetin shqiptar në shtetin e Michighan-it.

Meta kërkoi mbështetjen e Senatorit Peters për marrëveshjen e heqjes së taksimit të dyfishtë midis dy vendeve, që do të sillte lehtësira në fushën e tregëtisë dhe investimeve.