AKTUALITET, 2 Mars 2018, 14:19

Kokaina nga Kolumbia, mbeten në burg të arrestuarit

Kokaina nga Kolumbia, mbeten në burg të arrestuarit

Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në burg  dy persona të arrestuar për 613 kg kokainë të kapur në Durrës.

Shoferi i kamionit Armando Pezaku, i cili transportonte kontenierët me banane nga Kolumbia ku ishte fshehur  droga dhe menaxheri i kompanisë Donald Lushaj u njohën sot me masën e sigurisë.

Mbi dy të arrestuarit rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës, të mbetur në tentativë. Për shkak të hetimeve, seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.