AKTUALITET, 2 Mars 2018, 14:13

Kambisti tregon momentet e tmerrit: Si më lidhën mua e vajzën, na morën 22 milionë lekë

Kambisti tregon momentet e tmerrit: Si më lidhën mua e vajzën, na

Dhunohet dhe grabitet gjatë natës një kambist në Delvinë. Grabitës të maskuar janë futur në banesën e Muslim Osmani, 70-vjeç.

Vëllai i kambistit tha se dyshohet se ishin dy persona dhe se autorët i kanë marrë 25 mln lekë.

“Siç thotë ai kishte rreth 25 milion lekë”, tha vëllai Osman Osmani.

Mesohet se 70 vjecari punonte si kambist prej 20 vitesh.

Vet i lënduari ka treguar momentet e tmerrit kur rreth orës 7 pa 20, në derë i kishin trokitur disa persona dhe kur ishte çuar ta hapte, ishte goditur menjëherë. Ai tha se autorët e lidhen atë dhe vajzën dhe i kanë marrë 22 milionë lekë dhe 3 mijë euro, të cilat ai i kishte tërhequr nga banka e Sarandës një ditë më parë.

Ndiqni rrëfimin e plotë në këtë video: