AKTUALITET, 1 Nëntor 2019, 19:09

Klodiana Lala zbardh detaje nga atentati mafioz në Durrës

Klodiana Lala zbardh detaje nga atentati mafioz në Durrës

Gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala, ka hedhur dritë mbi ngjarjen e sotme, të ndodhur në mbikalimin e Shkozetit, ku i plagosur mbeti prokurori i Durrësit, Arjan Ndoj, dhe dy persona të tjerë, përkatësisht Aleksandër Laho (Landi Muharremi) dhe shoferi i makinës së Ndojës, Andi Maloku.

Teksa shprehet se ngjarja është një atentat i mirëorganizuar, sipas Lalës, Krimet e Rënda kanë marrë në dorë çështjen, pasi ka dyshime se ngjarja lidhet me detyrën e Ndojit.

“Po hetohet për çështjen se ngjarja ka lidhje për shkak të detyrës së prokurorit. Nga hetimet e deritanishme flitet për një atentat, makina e prokurorit është qëlluar me armë zjarri. Dyshohet se bëhet fjalë për një personazh problematik rreth zonës së Sukthit, policia është bënë në ndjekje të tij. Ka qenë një atentat i mirëorgnanizuar. Ndoji më herët ka bërë detyrën e avokatit dhe ka mbrojtur emra të njohur të krimit”, tha Klodiana Lala