TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Atentati ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja ka vetëm një dëshmitare, e cila nuk mund të tregojë asgjë që ka parë. Bëhet fjalë për një lopë, e cila ishte vendosur për t’u kullosur në hapsirën e gjelbër ku edhe u gjet makina e prokurorit.
Pamje nga ngjarja në Shkozet/ Breshëri brenda “Benzit”, ky është prokuori që i bënë atentat on Vidnews.
Pasditen e sotme prokurori Arjan Ndoja ka mbetur i plagosur gjatë një atentati bashkë me dy persona të tjerë. Ndoja po udhëtonte me automjetin tip “Benz” i llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit në momentin që persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt makinës.
Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur shoferi i prokurorit, Andi Maloku dhe prsoni tjetër që e shoqëronte, Aleksandër Laho. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.