TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një atentat me armë zjarri është bërë pasditën e sotme tek mbikalimi I Shkozetit në Durrës ku paraprakisht mendohet se shënjestër e tij ka qenë prokurori Arjan Ndoja ndërsa kanë mbetur të plagosur 4 persona njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë rrugës për spital.
Pamjet e mëposhtme i përkasin momentiut të shoqërimit dhe mbërritjhes në spital të personave të plagosur mes tyre edhe prokurori Arjan Ndoja.
Bashkë me prokurorin ndodhej në makinë edhe një person i cilësuar si i ‘forti i Shijakut’ për të cilin Faxweb.al mëson se quhet Landi Muharremi dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Ndërkohë nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët kryesore por dhe në ato hyrëse e dalëse të Durrësit.
Ndërkohë njëri prej mjeteve nga ku është qëlluar është tip “Benz” me targa AA 333 ZD dhe ndodhet në vendin ku ka ndodhur ngjarja.