AKTUALITET, 1 Nëntor 2019, 17:04

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, çfarë thoshtë Edi Rama tre javë më parë për të

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, çfarë thoshtë Edi Rama tre

Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja ka rënë sot pre e një atentati mafioz tek mbikalimi i Shkozetit. Ai ka mbetur i plagosur së bashku me dy persona të tjerë. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur ende. Ndërkohë Arjan Ndoja është sjell në vëmendje të publikuat para tre javësh teksa është sulmuar nga kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Brace. Ja cfarë ka thënë Edi Rama për Ndojën.

“Javën e kaluar, një rast flagrant i shkeljes së ligjit, transformimit të një figure të sistemit të drejtësisë në përfaqësues të interesave të krimit që sigurisht nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit. Fatkeqësisht po shohim që pastrimi i llumit nga sistemi i drejtësisë ka dhe një efekt negativ të përkohshëm por shumë të rëndë mbi qytetarët, sepse shumë prokurorë dhe gjykatës që janë të zhytur deri në fyt dhe që e dinë shumë mirë që s’kanë asnjë shans që ta kalojnë Vettingun, po e shfrytëzojnë pushtetin që ju jep ligji me moton ‘të kapim ça të kapim’. Ndërtimi i një sistemi të ri drejtësie kërkon kohë”, tha Kryeministri Edi Rama.

Arian Ndoja është prokurori që po heton dosjen e drejtorit të Agjencisë së Kadastrës në Durrës, Liridon Pula, ndaj të cilit Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg”. Para disa ditësh, zv/Kryeministri Erjon Braçe tha se drejtori Liridon Pula është viktimë e prokurorit Arjan Ndoja.