TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Informacion paraprak në përditësim
Pasditen e sotme u tentua eleminimi fizik i prokurorit Arjan Ndoja. Ai ishte një prej personave të plagosur nga breshëria e plumbave që u shtinë në drejtim të “Benzit GL” me targë AA 333 ZD me të cilin udhëtonte prokurori dhe dy persona të tjerë.
EKSKLUZIVE/ Momenti kur prokurori Arjan Ndoja nxirret i gjakosur nga “Benzi” pasi e qëlluan on Vidnews.
Sipas informacioneve paraprake, ai shoqërohej në makinë nga Aleksandër Laho, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, një person me precedentë penalë dhe nga shoferi Andi Maloku, i cili ka mbetur po ashtu i plagosur dhe në gjendje kritike për jetën është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Mësohet se Laho është person me precedentë penalë, një nga personat që ka rrahur një biznesmen në vitin 2016.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit, teksa prokurori Ndoja, i qëlluar me 2 plumba, është jashtë rrezikut për jetën.
JOQ Albania ka siguruar në mënyrë ekskluzive videon nga momenti pasi automjeti është qëlluar me armë zjarri dhe të plagosurit nxirren jashtë nga persona të rastit./ JOQ