TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokurori Arjan Ndoj ka mbetur i plagosur në shkëmbimin e zjarrit që ndodhi sot në mbikalimin e Shkozetit në Durrës.
Lajm është konfirmuar policia e shtetit. Dy prej personave të plagosur janë në gjendje më të rëndë. Ndërkohë mësohet se në makinë ka qenë edhe një femër që gjithashtu ka mbetur e plagosur.
Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë pikërisht prokurori Ndoj, i cili së fundi u bë ‘mollë sherri’ mes maxhorancës dhe opozitës. Prokurori Ndoj ishte ai që çoi pas hekurave ish-drejtorin e Kadastrës Liridon Pula. Ky i fundit u mor në mbrojtje nga zëvendës kryeministri Erion Braçe dhe nga kryeministri Edi Rama.
Por Ndoj është i përfolur edhe për çështje të tjera.