TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, kanë nisur menjëherë reagimet nga politika në vend.
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha me anë të një statusi në Facebook shkruan se atentati ndaj tij ishte i paralajmëruar.
“Atentat mafioz qeveritar i paralajmeruar! Miq, sot pasdite ne Durres u krye ndaj prokurorit Arjan Ndoja nje atentat shteteror mafioz i paralajmeruar. Ai ndodhet ne urgjencen e spitalit te Durresit ne gjendje serioze per jeten,”-shkruan Berisha.
Për ngjarjen ka reaguar dhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili shkruante se kryeministri Edi Rama e mbajti fjalën e dhënë ndaj prokurorit.
“Edi Rama e mbajti fjalen, prokurori Arjan Ndoja u ndeshkua me plumb! Edi Rama 3 jave me pare deklaroi dhe kercenoi publikisht prokurorin Arjan Ndoja se nuk do ti shpetonte ndeshkimit.”
Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Lulzim Basha, i cili e ka quajtur një ngjarje të rënd mafioze, e paraprirë nga kërcënimet e kryeministrit.
