AKTUALITET, 12 Tetor 2020, 23:28

Klodiana Lala: Në Vaqarr u asgjësua një parcelë kanabisi, operacioni u dekonspirua dhe po hetohen policët e komisariatit nr.6

Klodiana Lala: Në Vaqarr u asgjësua një parcelë kanabisi,


Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se në Vaqarr është asgjësuar një parcel e konsiderueshme me kanabis, këtë verë që lamë pas.

E ftuar në studion e emisionit “Opinion”, gazetarja Lala tha se në lidhje me asgjësimin e kësaj parcele, janë vënë nën hetim edhe efektivë të komisariatit nr.6, pasi sipas gazetares, është dyshuar se kanë dekonspiruar operacionin.

Në rrethinat e Vaqarrit në Korrik është asgjësuar një parcelë  e konsiderueshme me kanabis, që nuk ështrë bërë publike, për mediat. Mua më rezulton një hetim i çelur nga SHÇBA për policët e komisariatit Nr 6 që dyshohen  për dekonspirim të operacionit. Në punën tonë të përditshme konstatojmë që policia mund të kryejë operacione antikanabis, që nuk bëhen publike për mediat. Dhe çfarë ndodh? Ndodh që relativiziohet fenomeni, që më pas degjeneron në histori vrasjesh, pengmarrjesh, përplasjesh për pagesa e me radhë,”- u shpreh gazetarja.