TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta thotë se ka të gjithë të drejtën për të shpërndarë Parlamentin, pasi vendi tha ndodhet në kushtet e një “grushti shteti”.
“Presidenti ka të drejtë në kushtet e një grushti shteti siç është Shqipëria sot sidomos pas cenimit të marrëveshjes së 5 qershorit e shumë akteve të tjera. Presidenti ka të drejtën e Zotit t’i kërkojë popullit të zbatojë dekretet e Presidentit kur institucionet janë të kapura nga mafia e oligarkët.
Kaq po them. Më shumë do shikoni në të ardhmen nëse do ketë shaka të tilla. Ju vazhdoni provokoni popullin shqiptar, s’ka destabilitet më të madh se sa kjo që ndodh në Shqipëri” – tha Meta në një intervistë për Syri Tv.
Me tone të ashpra, Meta tha se Rama duhet të japë dorëheqjen.
“Mbajeni mend këtë që po them: edhe sikur të respektojë këtë marrëveshje, ka edhe kushte të tjera, pasi zgjedhjet e 25 prillit do jenë më të monitoruarat. Me prekjen e 5 qershorit nuk ka çelje negociatash, këtë dëgjojeni nga unë. Çfarë mund të bëjë më shumë Edi Rama se sa një dorëheqje pasi ka shkretuar dhe shkatërruar vendin,” – tha Meta.