AKTUALITET, 12 Tetor 2020, 21:22

Deklarata e fortë e Presidentit Meta: Rama të japë menjëherë dorëheqjen!


Presidenti Ilir Meta, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Rama.

Në një intervistë për emisionin "Çim Peka Live" në Syri TV, Presidenti Meta deklaroi se Rama duhet të dorëhiqet për dëmin e madh që i ka bërë vendit.

“Rama të jape menjëherë dorëheqjen, për këtë dëm të madh që i ka bërë vendit, për këtë shkretim që i ka bërë Shqipërisë dhe për dëmtimin e çështjes së Kosovës. Çfarë ka ai me marrëveshjen e 5 qershorit? Çfarë ka me zgjedhjet e lira e të ndershme? Pse i shkatërron ai zgjedhjet", tha Meta.

Lidhur me hapjen e negociatave me BE-në, Meta u shpreh se Shqipëria do të ndahet në mënyrë të pashmangshme nga Maqedonia e Veriut.

“Tani është e pashmangshme ndarja mes dy vendeve. Nuk ka asnjë arsye gjeopolitike. Në fund fare, kjo puna e integrimit është mbi bazën e meritave personale", tha Meta.