TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në "Syri Tv", ka ndodhur një ngjarje mjaft e pabesueshme.
Një grup klerikësh shqiptarë, me banim në SHBA dhe ish këshilltari i Trump, Steve Bannon, nën moderimin e Evi Kokalarit që zuri vendin e Çim Pekës në "Çim Peka Live", kanë mbajtur disa fjalime për zgjedhjet presidenciale dhe i kanë thurur lavde presidentit Trump.
Mes këtyre fjalimeve, pati edhe lutje televizive nga ana e një prifti, një imami dhe një rabini, që Trump të fitojë zgjedhjet dhe të jetë president edhe për katër vite.
Ndiqni një moment, nga lutje-kënga e rabinit, transmetuar ekskluzivisht në televizionin "Syri".
Nëse Donald Trump, nuk i fiton zgjedhjet edhe pas kësaj përpjekje titanike dhe hyjnore, që ka ndodhur në "Syrin" tonë, këtu në Shqipëri, atëherë çdo përpjekje tjetër e populistëve, është fare e kotë.
/TPZ.al/
VIDEO:
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/10/video-1602537660.mp4"][/video]