AKTUALITET, 12 Tetor 2020, 23:22

“Bëhen maskarallëqe”, Klodiana Lala përplaset me Tonin Vocajn, drejtori i policisë kriminale: Ç’është kjo gjuhë, s’më drejtohesh dot mua…

“Bëhen maskarallëqe”, Klodiana Lala përplaset me


Gazetarja Klodiana Lala është përplasur me drejtuesin e Policisë Kriminale Tonin Vocaj. Të ftuar në studion e “Opinion”, teksa po diskutonin për vrasjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, Lala tha se në Malësi të Madhe funksionon kanuni, dhe e pyeti Vocajn nëse policia ka marrë masa për ruajtjen e familjarëve.

Drejtuesi i policisë, këmbënguli se kudo funksionon ligji dhe se nuk ka kanun mbi ligjin, ndër gazetarja shtoi se në Policinë e Shtetit bëhen edhe maskarallëqe. Këtu nisi debate

Pjesë nga biseda

Klodiana Lala: Zoti Vocaj, a keni marrë masa ju për ruajtjen e familjarëve? Atje funksionon Kanuni…

Tonin Vocaj: Gjithandej ka ligj, edhe në Malësi të Madhe jetojnë qytetarë që respektojnë ligjin.

Klodiana Lala: Nuk dua të bëj debat me ju, jam shumë e dyzuar nëse duhet të bëj debat me ju për të gjitha maskarallëqet që bëhen me Polciiën e Shtetit

Tonin Vocaj: Kjo nuk është një gjuhë që duhet ta përdorësh

Klodiana Lala: Shumë normale është

Tonin Vocaj: Kjo nuk është një gjuhë, të përdorësh fjalën maskarallëqe në një studio televizive…

Klodiana Lala: Ju lutem, s’po më jepni përgjigje

Tonin Vocaj: Janë 11 mijë efektivë të Policisë së Shtetit, çafrë thoni kështu?

Klodiana Lala: Jo për të gjithë, ju keni marrë masa apo jo…a morët masa për të mbrojtur familjet në Malësinë e Madhe sepse atje ka gjakmarrje.