TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta, i ftuar në Syrit Tv, ka zbuluar prapaskena lidhur me komunikimin e kryeministrit Rama me ndërkombëtarët.
Sipas Metës, pas sekuestrimit të pasurisë së pronarit të "RTV Ora", Ylli Ndroqi, Edi Rama i ka thënë ndërkombëtarëve, se Ndroqi telefonoi të parin Ilir Metën.
Presidenti e quajti këtë një fabrikim dhe mashtrim.
“Mashtron ndërkombëtarët duke i thënë se Ylli Ndroqi pas sekuestrimit të pasurisë e bëri telefonatën e parë me Ilir Metën. Ai që bën këto fabrikime, siç ka bërë të gjitha në Shqipëri, që e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese, shikoni se çfarë tha Komisioni i Venecias për këtë", tha Meta.